Mbyllen kutitë në RMV/ BDI: Pati blerje masive të votave

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

U mbyllën në orën 19.00 kutitë e votimit për balotazhin e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësi i Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI), Arber Ademi, në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, denoncoi parregullsi të shumta gjatë fushatës zgjedhore gjatë të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“Pamë blerje masive të votave, asfalt elektoral, betonizim të natës, shfrytëzim të resurseve publike dhe ndërhyrje brutale të shtetit në favor të pushtetit” – deklaroi Ademi.

Ai shtoi se këto dukuri e dëmtojnë rëndë procesin demokratik dhe besimin e qytetarëve në institucionet e vendit. Ademi falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre dhe mërgatën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj proceseve demokratike në vend.

“Me përfundimin e këtij procesi zgjedhor, dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për çdo qytetare dhe qytetar që dha kontributin e tij demokratik, dhe në mënyrë të veçantë për mërgatën tonë, e cila edhe kësaj radhe dëshmoi përkushtim ndaj vendlindjes,” – tha Ademi.

Ai theksoi se procesi zgjedhor ishte një dëshmi e pjekurisë demokratike dhe se përkushtimi ndaj interesit të përbashkët duhet të jetë udhërrëfyes për të gjitha forcat politike në vend. ©LAPSI.al

The post Mbyllen kutitë në RMV/ BDI: Pati blerje masive të votave appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: