Serie A/ Interi mposht Veronën, fiton me autogol në minutën e 94-t!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Interi mori një fitore të madhe ndaj Veronës në transfertë. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të Seria A u fitua nga zikaltrit me rezultatin 1-2.

Dhe pse dukej se do të ishte një ndeshje e lehtë, pas supergolit të Zielinskit në pjesën e parë, nuk rezultoi e tillë. Xhovani barazoi takimin në minutën e 40-të, duke e dërguar Veronën të qetë në dhomën e zhveshjes.

Interi vuajti deri në fund, ndërsa autogoli i Frezes në minutën e 94-t e nderoi. Në këtë sfidë ishin në stol dy futbollistë të Kombëtares U-21. Alain Taho tek Interi dhe Adi Kurti për Veronën.

The post Serie A/ Interi mposht Veronën, fiton me autogol në minutën e 94-t! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: