De Rossi drejt rikthimit në stol, ish-kapiteni i Romës gati të marrë drejtimin e klubit italian

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas ndarjes me Patrick Vieirën, Genoa ka nisur menjëherë kërkimin për trajnerin e ri, dhe sipas mediave italiane, gara për stolin “rossoblu” është tashmë trefishe.

Në listën e drejtuesve janë Paolo Vanoli, Daniele De Rossi dhe Luca Gotti, me dy të parët që shihen si favoritë. Ish-lojtari i Romës, De Rossi, është takuar tashmë me drejtuesit e klubit, ndërsa Vanoli, që ka pasur një përvojë të mirë me Torinon dhe Venezia-n, shihet si një profil ideal për projektin e Genoas.

Ndërkohë, Luca Gotti mbetet një alternativë më e qetë, por që pëlqehet për përvojën e tij dhe qasjen taktike të balancuar.
Në ndeshjen e radhës kundër Sassuolo-s, skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Domenico Criscito dhe Roberto Murgita, ky i fundit me licencë trajneri për Serie A.
Drejtuesit e Genoas pritet të marrin vendimin përfundimtar gjatë ditëve në vijim, me objektivin për t’i dhënë skuadrës stabilitet dhe për të shmangur një krizë të mundshme rezultatesh.

The post De Rossi drejt rikthimit në stol, ish-kapiteni i Romës gati të marrë drejtimin e klubit italian appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: