Serbia e mbyll me turp në “Wembley”, Shqipëria kalon në Play-Off, ja renditja e grupit K

Shpërndaje:

Shqipëria është zyrtarisht në “Play Off”, kjo falë fitores 0-1 kundër Andorrës me anë të golit të Kristjan Asllanit dhe fitores 2-0 të Anglisë kundër Serbisë. Ëndrra për një mrekulli te Serbia merr fund. Anglia i ka mposhtur me rezultatin 2-0 në stadiumin “Wembley”.

Saka në pjesën e parë Eze në minutën e fundit të kohës së rregullt, i dhanë fitoren vendësve. Anglia nuk ka pësuar asnjë gol në këto kualifikuese, ndërsa ndeshjen e fundit e luan me Shqipërinë në Tiranë.

Serbia e mbyll me turpin Grupin K, teksa ka aktualisht 4 pikë më pak se Shqipëria.

90′ GOOOL! Eze i jep avantazhin e dyfishtë Anglisë. Mbyllet çështja e kualifikimit. (VIDEO)

28′ GOOOL! Angli 1-0 Serbi/ Saka kalon në avantazh vendësit. (VIDEO)

Kështu Shqipëria është në vendin e dytë me 14 pikë, e pamundur për t’u kapur nga Serbia me 4 pikë më pak dhe me një ndeshje të luajtur.

Sfida e radhës e kuqezinjve do të jetë ajo kundër Anglisë në Tiranë pas tri ditësh, e cila do të jetë si një “miqësore luksi”, me të dyja ekipet që i kanë arritur objektivat e tyre.

RENDITJA:

gijotina.com/

The post Serbia e mbyll me turp në “Wembley”, Shqipëria kalon në Play-Off, ja renditja e grupit K appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: