Banorët e 4 fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Banorët e 4 fshatrave të Vlorës kanë protestuar sot para SPAK. Në padinë e tyre ata pretendojnë për shpronësimin e paligjshëm të pronave.

Mësohet se 200 banorë të Tragjasit kanë kallëzuar sot në SPAK, zyrtarë të Qeverisë, biznesmenë dhe persona të tjerë që janë implikuar në tjetërsimin e pronave të tjera, duke rrëmbyer sipërfaqet e tokave në Orikum dhe Tragjas.

Sipas avokatit të tyre Arben Llangozi pjesë e grupit që do t’u grabisë pronat janë edhe ish-zyrtarë amerikanë që janë takuar me kryeministrin Edi Rama.

The post Banorët e 4 fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: