Reshje intensive shiu gjatë natës, përmbytet lagja “Besëlidhja” në Lezhë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet e dendura të shiut gjatë natës së mbrëmshme janë kthyer në problem serioz për banorët e lagjes “Besëlidhja” në Lezhë.

E gjithë zona është pushtuar nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e qindra qytetarëve që u është dashur të përballen me ujin në hyrjet e banesave.

Nga ana e bashkisë Lezhë bëhet me dije se situata do të marrë zgjidhje vetëm pas përfundimit të projektit që po zbatohet për trajtimin e ujërave të bardha dhe të zeza në këtë lagje, një investim i cili – sipas tyre – do të eliminojë përmbytjet e përsëritura.

Sipas sinoptikanëve, reshje të ngjashme dhe situatë problematike pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

The post Reshje intensive shiu gjatë natës, përmbytet lagja “Besëlidhja” në Lezhë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: