17:58 Leonardo DiCaprio zbulon sekretin pse preferon të qëndrojë larg vëmendjes publike!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Leonardo DiCaprio ka zbuluar se mban një profil të ulët publik për të mos e lodhur audiencën. Në një intervistë për Time, ku u shpall Entertainer i Vitit 2025, aktori 51-vjeçar tha se filozofia e tij është:

“Dil vetëm kur ke diçka për të thënë ose për të treguar. Përndryshe, zhduku sa më shumë që të jetë e mundur.”

Pas suksesit të madh të filmit Titanic në 1997, DiCaprio filloi të mendonte mënyra për të zgjatur karrierën e tij pa u bërë i mërzitshëm për publikun.

“Unë dua të kem një karrierë të gjatë, dhe mënyra më e mirë për ta arritur këtë është të mos jem gjithmonë në sy të njerëzve,” tha ai.

Aktori ka ruajtur gjithmonë jetën e tij private, duke përfshirë edhe lidhjen e tij aktuale me modelen Vittoria Ceretti, 27, të cilën nisi ta takonte në 2023. Ata u panë për herë të parë duke shkëmbyer puthje në një klub në Spanjë, ndërsa gjatë verës modelja u fotografua duke e kapur aktorin gjatë një pushimi me jaht në Mesdhe.

DiCaprio nuk ka komentuar publikisht lidhjen e tij me Ceretti, ndërsa në të kaluarën ka pasur lidhje edhe me modele të tjera si Gigi Hadid, 30, dhe Camila Morrone, 28.
Ai ka deklaruar më parë se ndihet më i ri se mosha e tij dhe se kjo nuk e pengon të ketë lidhje me të rinj./mxh

Shpërndaje: