Dëshmia tronditëse e 74-vjeçarit që vrαu të birin: M’u errësuan sytë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

“M’u errësuan sytë dhe e godita”. Kështu është shprehur 74-vjeçari Hekuran Gjoni në polici pasi u arrestua për vrαsjen e djalit të tij. I moshuari u ka thënë hetuesve se djali, Asim Gjoni, 37 vjeç, e tallte prej kohësh. Mbrëmjen e së shtunës, ata kanë qenë duke ngrënë darkë së bashku në shtëpinë e tyre në zonën e “Kodrës së Priftit” në kryeqytet.

Sipas Gjonit, i biri ka nisur ta tallë sërish. Në atë moment babai është ngritur dhe e ka goditur me shuplakë gjatë debatit. Por djali i është kundërpërgjigjur dhe e ka goditur mbrapsht duke e rrëzuar në tokë. Hekuran Gjoni thotë se aty ka ndërhyrë vajza e tij duke i bërtitur të vëllait pse e goditi të atin.

Por sipas Hekuranit, Asimi në atë moment goditi edhe të motrën. Kjo është pika, sipas tij, që e bëri të merrte thikën dhe ta godiste djalin. Megjithatë ai është shprehur se situata i doli jashtë kontrollit e nuk donte që ta vriste të birin.

“Asimi më tallte prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Ai filloi sërish të më tallte dhe u acarova, e iu ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali u ngrit edhe ai dhe më goditi, dhe unë u rrëzova pastaj.

Më pas ndërhyri vajza ime ku i bërtiti Asimit pse e godiste babain. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment m’u errësuan sytë dhe u ngrita, mora thikën dhe e godita djalin. Situata më doli jashtë kontrollit, nuk doja ta vrisja djalin”, – mësohet të ketë thënë Hekuran Gjoni.

Policia njoftoi këtë të diel se Hekuran Gjoni u vu në pranga nën akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe pjesë e Forcave të Armatosura. ©LAPSI.al

The post Dëshmia tronditëse e 74-vjeçarit që vrαu të birin: M’u errësuan sytë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *