Gjendet një trup i pajetë në Rrugën e Kombit, dyshohet se është përfshirë në aksident

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një person i pajetë është gjetur në kryqëzimin e rrugës, ku ndahen aksi i Rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës.

Trupi është gjetur pranë trafikndarëseve nga punonjësit e mirëmbajtjes në anë të rrugës. Menjëherë ata kanë lajmëruar policinë e Kurbinit të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, sakaq autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Gjendet një trup i pajetë në Rrugën e Kombit, dyshohet se është përfshirë në aksident appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: