Kreu vepra të turpshme dhe përndoqi të miturën, arrestohet 70-vjeçari në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryerja e veprimeve të turpshme dhe përndjekja i ka kushtuar shtrenjtë një të moshuari në kryeqytet, teksa policia i ka vendosur prangat.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, kur Komisariati nr. 6 në Kombinat mori një denoncim dhe u vu në lëvizje.

Burime zyrtare thanë se  specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan të dyshuarin me inicialet K. M., 70 vjeç, pasi “dyshohet se ka përndjekur një 16-vjeçare, dhe se ka kryer veprime të turpshme ndaj saj”.

Policia nuk dha detaje të hollësishme rreth ngjarjes që është ende nën hetim aktiv dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë. E mitura pretendon se i moshuari e ka ndjekur prej kohësh dhe madje ka kryer veprime të turpshme para saj.

The post Kreu vepra të turpshme dhe përndoqi të miturën, arrestohet 70-vjeçari në Tiranë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: