Dënohet me burgim përjetë vrasësi i boksierit shqiptar Besar Nimani

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Hüseyin A., 34-vjeçari gjerman që vrau boksierin shqiptar Besar Nimani, është dënuar me burgim të përjetshëm, më 9 mars 2024, në qytetin e vjetër të Bielefeldit.

Sipas gjykatës, të dy autorët kanë hartuar një plan së bashku dhe kanë qëlluar Nimanin me qëllimin për ta vrarë.

Ndërkohë, autori i dytë i ngjarjes mbetet në arrati.

Kujtojmë se ndaj Nimanit kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.

Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 ndeshje, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.

The post Dënohet me burgim përjetë vrasësi i boksierit shqiptar Besar Nimani appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: