Tjetër drejtor i Belinda Ballukut merret në pyetje në SPAK

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, është paraqitur sot në SPAK për t’u marrë në pyetje. Vartësi i Belinda Ballukut u pyet në janar për hetimet mbi abuzimet me tenderat e rrugëve. Ai pasoi në detyrë Evis Berberin, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash.

SPAK e akuzon Berberin për përfshirje në 6 tendera abuzivë me vlerë rreth 2.2 milionë euro – tre si drejtor i Eficencës së Energjisë dhe tre në ARRSH. Në pranga janë vënë edhe administratorët e kompanisë DAAM, Valter Begaj dhe Ervis Lami, që dyshohet se kanë përfituar këto tendera në mënyrë të parregullt.

The post Tjetër drejtor i Belinda Ballukut merret në pyetje në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: