Aksidentoi me zetor 52-vjeçaren, arrestohet drejtuesi në Sarandë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 77 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 11.04.2025, në rrugën e fshatit Metoq, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet bujqësor (zetor), ka aksidentuar këmbësoren P. Z., 52 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë. Shtetasja e dëmtuar ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale për të dy rastet i kaluan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

The post Aksidentoi me zetor 52-vjeçaren, arrestohet drejtuesi në Sarandë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: