Shpërthimi i djeshëm në Athinë, publikohen pamje të momentit të ngjarjes

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një bombë ka shpërthyer pranë zyrave të Hellenic Train në Athinë, mbrëmjen e së premtes.

Mediat greke kanë siguruar pamjet nga momenti i shpërthimit, dhe një çantë shpinës ku ndodhej lënda shpërthyese, pak çaste para shpërthimit të madh.

Çanta ishte e lidhur në një kolonë jashtë zyrave të Hellenic Train. Autorët kanë shkuar në vendngjarje me një motor dhe e kanë lënë aty.

Nga shpërthimi nuk raportohet për pesona të lënduar por vetëm dëme materiale.

The post Shpërthimi i djeshëm në Athinë, publikohen pamje të momentit të ngjarjes appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: