Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në vend. Futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, është rrëzuar në fushën e lojës, duke humbur më pas jetën. Ndërhyrja e menjëhershme mjekësore dhe transporti për në spital nuk kanë shërbyer për ti shpëtuar jetën lojtarit. Federata e Futbollit ka shprehur tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit .
Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës. Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës. Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.
Lexo më tej: FSHF tashmë edhe në FIFA+: futbolli shqiptar hapet ndaj botës
FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë.
The post Humb jetën në fushë futbollisti Bledar Hajdari: u godit nga infarkti gjatë ndeshjes appeared first on Lapsi.al.
