Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe Qëndrore duke lënë zonat Jugore të vendit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje. Gjatë natës, do të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • në bregdet: 15 / 25 °C,
  • në vendet e ulëta: 13 / 27 °C,
  • në vendet malore: 10 / 19 °C.

The post Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: