Seancë për Veliajn, SPAK njofton GJKKO-në për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mesditën e sotme do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Gjatë kësaj seance prite të që Prokuroria e Posaçme të njoftojë gjykatën në lidhje me hetimet 2 mujore të bëra ndaj Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

The post Seancë për Veliajn, SPAK njofton GJKKO-në për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: