Tentoi t’i vidhte bagëtitë në Lushnjë, hajduti plagos me armë bariun

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një tentativë grabitje ka ndodhur pas mesnatës në Plug të Lushnjës.

Një person ka hyrë për të vjedhur bagëtitë në një stan me dele dhe është pikasur nga i zoti, ku më pas ata janë përleshur. Personi që ka shkuar për të grabitur ka pasur me vete një armë gjahu.

Gjatë përleshjes është plagosur i zoti i stallës. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjës e më pas drejt Tiranës. Sipas informacioneve ai ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa policia ka shoqëruar një person.

The post Tentoi t’i vidhte bagëtitë në Lushnjë, hajduti plagos me armë bariun appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: