Të shtëna me armë në Lezhë/ Qëllohet për vdekje babai i Roan Brahimit, që u vra disa ditë më parë në Greqi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një person raportohet se është vrarë me armë zjarri në Pllane të Lezhës. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku personi fillimisht mbeti i plagosur, por më pas u raportua se humbi jetën.

Viktima dyshohet se është babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi, i cili u vra në Greqi.

Roan Brahimi u qëllua për vdekje me breshëri plumbash nje vit me pare ne Athine. Emri i Roan Brahimit është i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihet si rivali i Ervis Martinajt dhe akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinajt dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 Korrik 2022.

Dyshime dhe për biznesmenin" / Gazetarja: Sidi mund të jetë vrarë për  "golin" ndaj një grupi në Vlorë |

The post Të shtëna me armë në Lezhë/ Qëllohet për vdekje babai i Roan Brahimit, që u vra disa ditë më parë në Greqi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: