Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallradh dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
The post Aksident në Fier-Levan, motori përplaset me furgonin, shoferi transportohet në spital appeared first on Lapsi.al.
