Berisha i drejtohet Ramës: Tokat në Gjipe nuk janë të tuat, keni patur vetëm 5 dhi e 4 dele

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar nga Saranda kryeministrin Edi Rama për grabitje të mandatit të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit, si dhe për grabitje të tokave në Gjipe dhe në Manastirin e Skutarasë

“Vetë ata të tutë e kanë lënë me dokumente, kanë patur vetëm 5 dhi e 4 dele. S’kanë patur asnjë tjetër. Kanë qenë më të varfit e asaj zone”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala

Po vij nga Himara. A e patë çfarë ndodhi. Ia mori mandatin Fredi Belerit dhe u struk në shtrofullën e fundit të horrave. Përdor nacionalizmin, i çoi marrëdhëniet në thikë e pikë duke shkelur kushtetutën, ligjet, duke shkelur Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Duke thënë se një grek do na bëhet… ky shtetas shqiptar nëse e votojnë shqiptarët do të marrë çdo post, çdo detyrë në Republikën e Shqipërisë. Çfarë do të thuash ti me këtë? Ku e ke gjetur këtë parim që i grabit mandatin e zgjedhur. Ato toka që ke plaçkit në Gjipe dhe në Manastirit të Skutarasë nuk do t’i merrje kurrë se nuk janë të tuat Edi Rama. Se vetë ata të tutë e kanë lënë me dokumente, kanë patur vetëm 5 dhi e 4 dele. S’kanë patur asnjë tjetër. Kanë qenë më të varfërit e asaj zone.

The post Berisha i drejtohet Ramës: Tokat në Gjipe nuk janë të tuat, keni patur vetëm 5 dhi e 4 dele appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: