GJKKO konfiskon një apartament të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuesese, Bashkim Dedja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka konfiskuar një apartament të ish-kryterarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, teksa bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 60 metra 2 në Durrës, i regjistruar në emër të shtetasit L.D.

“Urdhërohet sekretaria e gjykatës, t’i dërgojë një kopje të tij Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit” – thuhet në vendimin e GJKKO-së.

Bashkim Dedja është shpallur fajtor nga GJKKO për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ai është dënuar me 6 muaj burgim, i cili i është konvertuar në 1 vit shërbim prove, dënim i lënë në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm.

The post GJKKO konfiskon një apartament të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuesese, Bashkim Dedja appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: