Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën në një deklaratë për mediat është shprehur se ka një presion nga ana e PS, e cila përmes administratës ushtron presion mbi zgjedhësit jashtë vendit duke u kërkuar që të fotografojnë votën dhe duke i “kërcënuar” ata me vendin e punës së familjarëve të tyre
Por sipas saj diaspora e ka të qartë që në datën 11 maj do të votojë numrin 1.
“Thirrje çdo shqiptari që të mos pranojë të bëjë me video apo fotografojnë votën që i kërkohet përmes presonit që i bëhet familjarëve të tyre në administratë. Edhe në raportin e OSBE përmendej përdorimi i administratës, i parave edhe nga pushteti lokal edhe për të çuar autobusë, pra nuk ka dyshim që para tjetër po përdor mjete të dënueshme.
Por pavarësisht kësaj, mesa duket diaspora dhe shqiptarët e kanë në ndërgjegje të qartë se çfarë do të bëjnë dhe që do të votojnë numrin 1”, tha ajo.
The post “Mos fotografoni votën!”, Topalli: PS po ushtron presion ndaj diasporës përmes familjarëve appeared first on GIJOTINA.
