Egli nuk humbet kohë, ‘rrëmben’në Top Channel moderimin e këtij formati? (Foto)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pjesëmarrja në BBVA i ka hapur disa dyer të reja Egli Takos. Përpos muzikës ku ajo është rikthyer me disa hite, Egli ka shfaqur dukshëm edhe aftësi në moderim.

Kjo u evidentua edhe nga moderatori Ledion Liço i cili është edhe një nga drejtuesit e Top Medias. Dhe duket se fjalët nuk kanë mbetur në kuadrin e komplimentit duke u bërë shpejt realitet për Eglin. Vip Magazine mëson se ajo do të jetë moderatore në gjysmëfinalen dhe finalen e programit që transmetohet në Top Channel, “Yjet e Diasporës”.

/E.T

Shpërndaje: