Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
“Gol i rregullt. Në VAR ishte nipi i Negreira…”: nuk i kursen fjalët Tomás Roncero, gazetar i AS, duke publikuar në X pamjen e golit për 4-3 të Mkhitaryan, i anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje mbrëmë gjatë ndeshjes Barcelona-Inter. Rivaliteti i ndërsjellë mes Real Madrid, i eliminuar nga Champions, dhe Barçës, me të parët që druhen nga një fitore e mundshme finale e blaugranave, shpërthen në rrjetet sociale.
Kështu gazetari spanjoll, me gati dy milion ndjekës, përfshin madje edhe akuzat për korrupsion ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të arbitrave spanjollë (akuzë e rrëzuar një vit më parë, ndonëse në një vendim të shtatorit 2023 Gjykata Provinciale e Barcelonës kishte konstatuar pagesa ndaj Negreira dhe djalit të tij nga ana e Barcelonës, me shuma që kalonin nga 70.000 në 700.000 euro në vit).
Gol legal. El sobrino de Negreira estaba hoy en el VAR… pic.twitter.com/kiMuV6ekuE
— Tomás Roncero (@As_TomasRoncero) April 30, 2025
“Skandal, gol që iu anulua Interit. Gjithçka si zakonisht”, lexohet në një postim të dytë të Roncero.
Escandaloso el gol anulado legal anulado al @Inter . La vida sigue igual.
— Tomás Roncero (@As_TomasRoncero) April 30, 2025
Mkhitaryan, pas ndeshjes, kishte deklaruar: “Do ta mbaj mend gjithë jetën”, ndërsa Inzaghi tha hapur: “Nuk e kuptoj pse u anulua.”
The post Në Madrid të bindur, goli i Mkhitaryan i rregullt: “Në VAR ishte nipi i Negreira…” appeared first on Lapsi.al.
