Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në favor të Xheneta Fetahut, në lidhje me gjyqin me fituesin e “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama, ish-finalistja ka vendosur të përballet me avokaten e tij.
Në fakt ishte një përballje e paplanifikuar, pasi avokatja Bedrie Rexhepi ishte e ftuar në emisionin “Kosova Today” dhe papritur aty u shfaq Xheneta.
Rexhepi vendosi e sikletosur të lërë programin në momentin kur pa ish-finalisten aty, ndërsa kjo e fundit iu drejtua duke i thënë se ndihet e frikësuar të përballet me të.
“A po frikësohesh a? Hajde përballemi”, tha Xheneta. m.p.
