Digjet ‘shtëpia e barit’ në Angli, përfundojnë në spital dy shqiptarë nga Tepelena

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shtëpi në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona.

Sipas policisë, shtëpia shërbente për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa shkak i shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol.

Mësohet se dy shqiptarët e djegur brenda kësaj shtëpie bari janë nga Tepelena. Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%. Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, ndërsa policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit.

The post Digjet ‘shtëpia e barit’ në Angli, përfundojnë në spital dy shqiptarë nga Tepelena appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: