Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Bota e sportit është në zi, pasi ka ndërruar jetë Nino Benvenuti. Ky i fundit mbylli sytë përgjithmonë në moshën 87-vjeçare si legjendë e boksit.
Benvenuti e nisi karrierën e tij me sukses, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 1960. Më pas fitoi titullin botëror për peshat e rënda.
Sukseset e Benvenuti vijuan edhe në Europë me tituj të tjerë. Në vitin 1968 ndërkohë fitoi titullin “Luftëtari i Vitit”.
Prej atëherë u bë i pari dhe i vetmi që e ka fituar çmimin prestigjioz. Ndarja e tij nga jeta ka trishtuar botën e sportit jo vetëm në Itali.

The post Bota e sportit në zi, ndërron jetë legjenda e boksit në moshën 87-vjeçare appeared first on GIJOTINA.
