Aksioni/ Masë sigurie edhe për ish-sekretarin e Këshillit Bashkiak në Durrës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në kuadër të operacionit të koduar “Ura” mes Italisë dhe Shqipërisë masë sigurie është lëshuar edhe për avokatin Armand Tragaj, ish-sekretari i Këshillit Bashkiak në Durrës.

Janë lëshuar 52 urdhër-arrreste në disa qytete, përfshi Durrës, Vlorë, Fier, etj.

Në operacion po marrin pjesë agjentë të BKH-së, policisë dhe antimafias italiane, janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.

Ndërkohë, mësohet se deri tani janë arrestuar tre persona në Fier, Vlorë dhe Durrës.

Janë lëshuar urdhërarrest për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës.

Si edhe administratorin e një kompanie udhëtimi, Ligor Çombashi.

The post Aksioni/ Masë sigurie edhe për ish-sekretarin e Këshillit Bashkiak në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: