Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një operacion policor i koduar “Ura” po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës
Raportohet se një urdhërarrest është lëshuar për Ervis Doçin, i cili njihet dhe si “Visi i Pojës, eksponent i botës së krimit. Ndërkohë tre persona janë arrestuar deri më tani në Fier, Vlorë dhe Durrës. Një prej tyre të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh. Ndërkohë detaje më specifike pritet të zbardhen në vazhdim.
The post Lëshohet urdhërarrest për Ervis Doçin, i njohur si “Visi i Pojës” appeared first on Lapsi.al.
