Parandalohet ngjarja kriminale në Patos, 45-vjeçari tenton të vrasë bashkëshorten

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në një familje në Patos. Në pranga është vënë një 45-vjeçar i cili dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas.

45-vjeçari mbante në banesë pa leje 1 kallashnikov i cili u sekuestrua nga policia.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.”- njofton policia.

The post Parandalohet ngjarja kriminale në Patos, 45-vjeçari tenton të vrasë bashkëshorten appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: