Tottenham dhe Manchester United përballen sonte në finalen e Europa League

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tottenham dhe Manchester United do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur finalen e madhe të UEFA Europa League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “San Mamés” në Bilbao, nis në orën 21:00.

Dy finalistë paksa të çuditshëm, pasi deri më tani, sezoni i tyre ka qenë i dështuar. United mban vendin e 16-të në Premier League me 39 pikë, ndërsa me 1 pikë më pak, “Spurs” renditen të 17-tët.

Përsa i përket UEFA Europa League, nëse sonte “Djajtë e Kuq” do të triumfonin, do të ishte hera e dytë për ta, pasi më parë e kanë fituar në 2017-tën. Ndërkohë që Tottenham nuk e ka fituar asnjëherë.

The post Tottenham dhe Manchester United përballen sonte në finalen e Europa League appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: