Përfshihet nga flakët një banesë në Fier, gruaja transportohet në spital me djegie

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një banesë në katin e tretë të një pallati në Fier është përfshirë nga flakët. Mësohet se shkak është bërë djegia e një bombole gazi që rrezikoi të shpërthente.

Ka qenë gruaja e shtëpisë e cila ka arritur të shuajë flakët, por si pasojë ka pasur djegie në fytyrë. Ndërkohë pas njoftimit zjarrfikëset dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit ndërhynë duke thyer dritaret për të ajrosur ambientin, ndërkohë që banorët e pallatit u evakuuan menjëherë për të shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm. Ndërsa e lënduara u dërgua në spitalin rajonal në Fier dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Fier, gruaja transportohet në spital me djegie appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: