Arrestohet 22-vjeçari në kërkim nga autoritetet gjermane, tentoi të hynte në Shqipëri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 22-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane, është arrestuar ndërsa po tentonte të hynte në Shqipëri. I riu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani. Në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

The post Arrestohet 22-vjeçari në kërkim nga autoritetet gjermane, tentoi të hynte në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: