Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”. Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të. Sipas raportimeve paraprake automjeti është djegur pjesërisht, por nuk ka të lënduar.
Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
The post Shpërthen në flakë automjeti në aksin Fier-Roskovec, shpëton ‘për fije’ shoferi appeared first on Lapsi.al.
