Tiranë/ I dënuar me 11 vite burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim. I arrestuari është identifikuar si Klement Zguro.

Zguro rezulton i dënuar me 11 vite burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim. Policia njofton se arrestimi u bë në rrugën “Mikel Maruli”.

The post Tiranë/ I dënuar me 11 vite burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: