Zjarr në Karbunarë, digjen dhjetëra dynymë ullishte dhe agrume

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në periferi të Karbunarës, duke djegur dhjetëra dynymë plantacione me agrume dhe ullishte.

Në zonën përgjatë aksit rrugor nacional Lushnjë-Berat në dalje të Karbunarës, zjarri i rënë ka djegur edhe disa magazina të vogla të familjeve fermere të zonës. Zjarri është duke u vënë nën kontroll nga zjarrfikësit, por ka edhe vatra të vogla të cilat i favorizon era e fortë.

Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur mospërhapjen drejt serave të shumta dhe vreshtave. Për shkak të situatës së vështirë dy zjarrfikëse të Lushnjes janë ende në zonë për të shuar edhe vatrat e fundit të zjarrit.

The post Zjarr në Karbunarë, digjen dhjetëra dynymë ullishte dhe agrume appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: