Shpërndante drogëra të forta në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dibër. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi shpërndante drogëra të forta në disa lagje të qytetit.

Policia bën me dije se në momentin e arrestimit i riu kishte të fshehur në trup një sasi kokainë të ndarë në doza. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

The post Shpërndante drogëra të forta në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Dibër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: