Trafikonte klandestinë, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 27-vjeçar azerbajxhanas ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ai u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Hotit”, në fshatin Kastrat, duke shoqëruar 4 shtetas nga Afganistani. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Malin e Zi, kundrejt pagesës.

Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjet një armë e ftohtë (thikë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Trafikonte klandestinë, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: