28-vjeçari belg humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”. Një turist belg me iniciale Y. Z., duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” mendohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, shtetasi belg Y. Z., 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post 28-vjeçari belg humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: