Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut gjatë punimeve për hapjen e një pusi. Bëhet me dije se 58-vjeçari, ndodhej pranë një fadrome që po punonte në terren, kur një masiv dheu u shkëput papritur dhe ra mbi të. Lidhur me rastin mësohet se janë arrestuar 2 persona për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.
“Në përfundim u bë arrestimi i shtetasve S. B., 41 vjeç dhe S. D., 53 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi shtetasi S. B., gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi në pronën e shtetasit S. D., dyshohet se ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
The post 58-vjeçari humbi jetën pas rrëshqitjes së dheut, arrestohen 2 persona në Gramsh appeared first on Lapsi.al.
