Shpërthen bombula e gazit në një banesë, plagoset pronari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rastet e shpërthimit të bombolave të gazit janë shtuar ditët e fundit, por famtirësisht pa shkaktuar humbje jete apo plagosje të rënda te njerëzit. Një tjetër shpërtim ndodhi në qytetin e Shkodrës.

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë pasditen e sotme në lagjen “Partizani” të Shkodrës.

Nga incidenti është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka  shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Shpërthen bombula e gazit në një banesë, plagoset pronari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: