Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Tenistja polake Iga Swiatek (WTA: 8) fitoi titullin e saj të parë në Wimbledon në mënyrë spektakolare, duke mposhtur amerikanen Amanda Anisimova (WTA: 12) me rezultatin 6:0, 6:0, në një finale që do të mbahet mend për dominimin absolut të polakes.
Ndeshja zgjati vetëm 57 minuta, me Anisimovën që nuk arriti asnjëherë të gjejë përgjigje për lojën e shkëlqyer të Swiatekut.
Anisimova, ndonëse luftuese, nuk mundi të përballojë ritmin dhe presionin e vazhdueshëm të Swiatekut, duke pësuar një humbje të rëndë në finalen e ëndrrave.
Në epokën Open, asnjë finaliste nuk ka humbur ndonjëherë 6-0, 6-0 në Wimbledon. Më afër këtij rezultati ishte Billie Jean King në vitin 1975, kur mposhti Evonne Goolagong me 6-0, 6-1.
Një fitore me këtë rezultat është parë për herë të fundit në Wimbledon në vitin 1911, kur Dorothea Lambert Chambers mundi Dora Boothby me të njëjtin rezultat: 6:0, 6:0.
Me këtë sukses historik, Iga Swiatek fiton titullin e saj të gjashtë Grand Slam. Ajo ka tashmë në koleksion katër tituj Roland Garros, një US Open dhe tani, për herë të parë, Wimbledon
The post Swiatek shkruan historinë me fitoren spektakolare në finalen Wimbledonit appeared first on GIJOTINA.
