Tragjike! Adoleshenti humb kontrollin e makinës në Tiranë-Durrës, ndërron jetë pasagjeri 19-vjeçar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

 

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas mesnatës.

Raportohet se mjeti tip Audi drejtohej nga 18 vjeçari me iniciale D. D., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një karburant.

Njoftimi

Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave”.

The post Tragjike! Adoleshenti humb kontrollin e makinës në Tiranë-Durrës, ndërron jetë pasagjeri 19-vjeçar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: