Vllaznia në fushë për përmbysje dhe Partizanit i mjafton fitore minimale, ekipet sot në aksion

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ditën e sotme ekipet e Superiores do të rikthehen në fushë, në Kupat e Evropës. Vllaznia dhe Partizani do të luajnë fatet e tyre në kompeticionin evropian, UEFA Conference League.

Duke nisur nga ora 17:00, Vllaznia do të zbresë në fushë përballë Daugavpils, përballë të cilëve humbi ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” me shifrat 0-1. Sot, në transfertën letoneze, shkodranët do të kërkojnë përmbysjen.

Në krahun tjetër, Partizani do të zbresë në fushë në orën 20:00. “Demat” do të presin në “Air Albania” ekipin e Kalju, me të cilët barazuan 1-1 një javë më parë në Estoni.

The post Vllaznia në fushë për përmbysje dhe Partizanit i mjafton fitore minimale, ekipet sot në aksion appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: