Shefi i OKB: Numri i të vdekurve dhe shkatërrimi në Gaza është i paparë!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres denoncoi tmerrin dhe masakrat që kanë ndodhur në Rripin e Gazës gjatë luftës lufta. Guterres theksoi se numri i të vdekurve dhe shkatërrimi kanë arritur një nivel të paparë në historinë e kohëve të fundit.

“Mjafton të shikosh tmerrin që po zhvillohet në Gaza, me një nivel vdekjesh dhe shkatërrimi të paparë në historinë e kohëve të fundit. Kequshqyerja po rritet me shpejtësi. Uria po troket në derën e të gjithëve”, tha Guterres gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.

Ai shtoi se sistemit humanitar i është mohuar hapësira e nevojshme për të vepruar për të shpëtuar jetë. Sekretari i përgjithshëm theksoi se ndërsa operacionet ushtarake izraelite intensifikohen në Deir al-Balah shkatërrimi po shtohet.

The post Shefi i OKB: Numri i të vdekurve dhe shkatërrimi në Gaza është i paparë! appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: