Aksident i rëndë në aksin Fishtë të Lezhës/ Një viktimë dhe 4 të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Mësohet se 1 person ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.  Banorët e zonës dhe policia po bëjnë përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga kanali.

Në ndihmë të të plagosurve kanë ardhur ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.

The post Aksident i rëndë në aksin Fishtë të Lezhës/ Një viktimë dhe 4 të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: