Aksident në fshatin Dvoran, makina humb kontrollin dhe del nga rruga

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Dvoran të Korçës. Mësohet se në këtë aksident është përfshirë një automjet. Makina raportohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është plagosur shoferi dhe pasagjerja të cilët janë çift bashkëshortësh. Ata janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës. Policia ka nisur hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në fshatin Dvoran, makina humb kontrollin dhe del nga rruga appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: