Akuzohet për vrasje, pritet sot ekstradimi nga Dubai i 37-vjeçarit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

37-vjeçari Denis Bajri pritet të ekstradohet ditën e sotme nga Dubai për në Shqipëri. Bajri rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Ai ishte ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

The post Akuzohet për vrasje, pritet sot ekstradimi nga Dubai i 37-vjeçarit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: