Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Pamje të rënda janë publikuar nga spitali, ku pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj, shfaqet me syrin e nxirë dhe hematoma në fytyrë, pas një sulmi të dhunshëm fizik të ndodhur mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji”. Fotot më poshtë janë publikuar nga Balkanweb.

Autorët e dyshuar të dhunës janë Ferhat Kaja dhe një i afërm i tij, të dy të shpallur në kërkim. Dyshohet se ata janë pronarët e lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi përplasja.

Ngjarja ka pasur një përshkallëzim të menjëhershëm verbal që më pas degjeneroi në dhunë fizike brutale, duke lënë Kasajn me dëmtime të dukshme në fytyrë, siç duken edhe në fotot e publikuara.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një nga agresorët i është drejtuar Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, duke lënë të kuptohet se konflikti mund të ketë lidhje me informacione të dhëna ndaj institucioneve për zaptimin e hapësirës publike nga lokali “Stockholm”.
Policia po vijon hetimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe është në ndjekje të autorëve të dyshuar. Kasaj është aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet që të merret në pyetje nga autoritetet sapo gjendja e tij të stabilizohet.
The post Pamjet nga spitali të Laert Kasajt, u rrah nga pronari i lokalit me shtesë pa leje appeared first on Lapsi.al.
